KFOR-i shton trupat mbi Urën e Ibrit, Gecaj: Rezoluta 1244 po ripërtrihet në veri, mund të ketë suspendim të institucioneve të Kosovës

31 gusht 2024 | 19:55

Pas aksionit të ndërmarrë dje nga Policia e Kosovës ku u mbyllën institucionet paralele në veri të vendit, KFOR ka shtuar praninë e saj gjatë ditës së sotme mbi Urën e Ibrit.

Veprimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës u cilësua i njëanshëm dhe u kritikua nga ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, ku thotë se bashkësia ndërkombëtare tani më nuk e shohin qeverinë e Kosovës si një qeveri të besueshme, prandaj nga ky mosbesim rrjedhin edhe reagimet e tilla përfshi edhe shtimin e forcave shtesë të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër.

“Reagimi i përfaqësuesve të shumtë perëndimorë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veriun e Kosovës me shumicë serbe është shqetësim i parë nga këndvështrimi i fuqive të mëdha politike e ushtarake për aspektet e sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Bashkësia ndërkombëtare, SHBA, Britania e Madhe, Franca ,Gjermania etj, tani më nuk e shohin Qeverinë e Kosovës si Qeveri partnere të besueshme prandaj nga ky mosbesim rrjedhin edhe reagimet e tilla përfshi edhe shtimin e prezencës së forcave shtesë të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër me qëllim të parandalimit të ndonjë përshkallëzimi të situatës së sigurisë si pasojë e disa fitoreve të pjesshme në dëm të një zgjidhje të ardhme strategjike”, tha ai.

Gecaj thotë se nga këndvështrimi ligjor edhe emocional, veprimet e qeverisë janë të drejta, mirëpo thekson se dëmet mund të jenë më të mëdha sesa fitorja prandaj kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar në veprimet policore në veri të vendit.

Ndërsa nëse shikohet nga këndvështrimi ndërkombëtarë, Gecaj, thotë se vendimet e qeverisë së Kosovës janë të ngutshme dhe të pakoordinuara me faktorin përendimorë euroatlantik.

Eksperti i sigurisë, thotë se NATO nuk pajtohet që dikush me veprimet e veta politike dhe pa dijenin e saj ti vërë ushtarët e KFOR-it, në rrezik siç konsiderojnë ata, prandaj secili veprim në veri pa dijenin e tyre është një ngjarje e shkaktuar që ka interferim direkt në punën e KFOR-it.

“Shikuar nga këndvështrimi vendorë ligjorë dhe emocional , veprimet e qeverisë janë të drejta mirëpo karrshi kësaj të drejte dhe anës emocionale , dëmet mundë të jenë më të mëdha sesa fitorja prandaj kërkohet kujdes e vëmendje e shtuar në veprimet policore në veri të Kosovës. Nga këndvështrimi ndërkombëtarë ,vendimet e qeverisë së Kosovës në veri janë të ngutshme dhe të pakoordinuara me faktorin perëndimorë euroatlantik prandaj perëndimi i frikësohet përshkallëzimit të situatës në veri ku mund të kishte pasoja për popullatën dhe ushtarët e KFOR. NATO nuk pajtohet që dikush me veprimet e veta politike e pa dijenin a saj ti vërë ushtatët e KFOR-it në rrezik siq konsiderojnë ata, prapa shpine ngase përgjegjësinë e mbrojtjes së teritorit të Kosovës e ka NATO përmes KFOR-it. Prandaj, secili veprim në veri pa dijeninë e tyre është ngjarje e shkaktuar që ka interferim direkt në punën e KFOR-it. Kjo është arsyeja që edhe diplomatë e përfaqësues të huaj vizituan krerët e shteteve në Kosovë, BeH si dhe Serbi për të parandaluar përshkallzimin e situatës në Ballkan. SHBA dhe NATO kanë mekanizma dhe resurse të avansuara për mbledhjen e informatave në teren si dhe ekspertizë të specializuar për vlerësimin e situatës prandaj këmngulësia e tyre për vetpërmbajtje të qeverive në ballkan për veprime të njëanshme duhet të mirret seriozisht.”, shtoi ai.

Tutje, ai thekson se shtimi i trupave të KFOR-it, mbi urën e lumit Ibër, duhet të shikohet nga dy këndëvështrime, i pari në aspektin negativ për faktin se rezulota 1244 po ripërtrihet në veri dhe kjo mund ti suspendoj institucionet e vendit për kohë të pacaktuar dhe nënkupton cenimin e sigurisë.

Kurse sipas Gecaj, ana pozitive e shtimit të trupave të KFOR-it, mbi urën e lumit Ibër, është që faktori ndërkombëtarë nuk tërhiqet nga përmbyllja e shtetësisë së Kosovës në tërësi pasi që ende kemi probleme të hapura me Serbinë.

“Shtimi i pranisë së KFOR mbi urën e Ibrit duhet të shikohet nga dy këndvështrime. I parë në aspektin negativ për faktin se rezoluta 1244 po ripërtrihet në veri dhe kjo mundë të suspendojë institucionet e Kosovës për kohë të pacaktuar si dhe nënkupton kërcënim të sigurisë. Ana pozitive e kësaj është që faktori ndërkombëtarë nuk tërhiqet nga përmbyllja e shtetsisë së Kosovës në tërësi pasi që ende kemi probleme të hapura me Serbinë. Nuk na njohin katër shtete anëtare të NATO-s si dhe jemi nën sanksione apo masa ekonomike ndërkombëtare të cilat duhet të hiqen vetëm pasi të janë sanuar shkaqet për shkak të cilave u vendosën ato.Përfundimisht kjo përmbyllje e shtetësisë nuk mund të ndodhë vetëm me angazhimin tonë pa mbështetjen e atyre që ndihnuan në ndaljen e luftës dhe lirimin e Kosovës. Investimet ishin të përbashkëta prandaj perëndimi nuk heq dorë nga ato investime”, përfundoi Gecaj për GazetaBlic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Forumit të Sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë,…