KFOR-i turk ndihmon me pajisje QKMF-në “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit

21 janar 2021 | 17:44

KFOR-i turk ka ndihmuar me pajisje për analiza të gjakut, urinës, mikroskop, pajisje centrifuguese, të destilimit të ujit, banjë digjitale, kompjuter, printer, tavolina, karrige, dollap për veshmbathje si dhe shtretër QKMF-në “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.

Komandanti i Njësisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak i KFOR-it turk, koloneli Serkan Erçakir, ka thënë se në këto ditë pandemie po e kuptojnë vlerën e shëndetit dhe kjo i ka bashkuar ata në një projekt të përbashkët me qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata të Hanit të Elezit. Vlera e investimit është 39.500.00 euro. I gjithë ky investim është financuar nga Republika e Turqisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është finalizuar projekti për instalimin e lidhjes me internet ‘Wifi’…