KFOR-i turk shpërndan dhurata për fëmijët e mbrojtur në Gjilan

27 korrik 2020 | 12:53

KFOR-i turk në Gjilan ka shpërndarë të hënën dhurata për fëmijët e mbrojtur, në vigjilje të festës së Kurban Bajramit.

Në ceremoninë e shpërndarjes, ka marrë pjesë kontigjenti turk në krye me kolonelin Behlul Behlul, sikurse edhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri e ka falënderuar KFOR-in dhe popullin turk për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit, në shumë fusha.

“Në vigjilje të festave të Bajramit, armata turke tradicioalisht shpërndan dhurata për fëmijët e komunës së Gjilanit. Ne sot e kemi zgjedhur kategorinë e mbrojtur, të cilët i kemi mbështetur gjatë kohës së pandemisë, ndërkaq për këtë festë të Kurban Bajramit, i kemi përzgjedhur për t’i gëzuar me dhurata”, tha Haziri.

“I falënderoj për mbështetjen e tyre edhe si armatë, politikë e diplomaci. TIKA dhe Ambasada turke janë partner të mëdhenj zhvillimor në komunën e Gjilanit, ndërkaq ushtria është ajo që e mirëmban paqen me mandat të NATO. Ndërkohë, Komuna e Bursas dhe qyteti i vjetër Yildirim, janë partnerë tanë, e ndihmon në vazhdimësi arsimin, kulturën dhe zhvillimin  lokal ekonomik”, ka shtuar Haziri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm aspak i këndshëm vjen nga shtëpia e Bayern…