![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0959.png)
KFOR me mbi 4500 ushtarë: Cilat shtete dhe kush ka më së shumti trupa në Kosovë?
Prania e trupave të Ushtrisë Amerikanë në Evropë, duke përfshirë këtu edhe në Kosovë, ka qenë një prej çështjeve më të diskutuara ditëve të fundit në vend.
Kjo pas një deklarate të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili paralajmëroi se prania e ardhshme ushtarake në Evropë do të diskutohet.
“Nivelet e trupave amerikane në kontinent janë të rëndësishme. Ajo çfarë do të ndodhë për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet nga sot është pjesë e një diskutimi më të gjerë që pasqyron nivelin e kërcënimit, qëndrimin e Amerikës, dhe nevojat tona gjithandej botës”.
“Kjo është arsyeja pse mesazhi jonë është kaq i fortë për aleatët tanë evropianë: tani është koha për të investuar. Sepse ju nuk mund të bëni hamendje se prania amerikane do të zgjasë përgjithnjë” – ka thënë ai.
Më shumë detaje: 600 heronj të heshtur amerikanë e ruajnë Kosovën
Sa ushtarë ka KFOR në Kosovë, dhe sa prej tyre janë amerikanë?
Sipas një dokumenti të publikuar të fundi në faqen zyrtare të NATO-s, aktualisht gjithsej janë 4 mijë e 686 ushtarë të vendeve të ndryshme në Kosovë.
Shteti me më së shumti trupa në misonin e KFOR-it është Italia, me 1 mijë e 258, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 602.
Më shumë detaje në fotografinë më poshtë: