KFOR-i: Situata në Kosovë është e qetë
Situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme. KFOR-i do vazhdojë të veprojë për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes nëpër tërë Kosovën.
Kështu është thënë në reagimin e KFOR-it, pas raportimeve në medie se KFOR-i i ka dhënë informacione palës serbe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.
Në këtë reagim është theksuar se KFOR-i është i gatshëm të marrë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e çdo qytetari.
“Duke iu referuar raporteve të medieve shqiptare dhe atyre serbe, lidhur me informacionet që supozohej se u ofruan nga KFOR-i tek autoritetet ushtarake serbe, KFOR-i vlerëson se situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme. KFOR-i do vazhdojë të veprojë për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes nëpër tërë Kosovën. KFOR-i, në kuadër të mandatit të vetë, mban lidhje të ngushta dhe shkëmbime të shpeshta të informatave me institucionet e Kosovës dhe Serbisë, vendet fqinje dhe gjithashtu Organizatat Ndërkombëtare. Prandaj, në prani të çdo lloj paralajmërimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR-i njofton se është i gatshëm të marrë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e çdo qytetari që jeton në Kosovë”, është thënë në reagimin e KFOR-it.