KFOR-i thotë se avionët serbë nuk paraqesin kërcënim
28 mars 2018
| 20:27
KFOR-i ka njoftuar se është duke e monitoruar situatën pas fluturimit të sotëm të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës.
“Duke iu referuar fluturimit të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, KFOR po kryen kontrollet e pritshme. KFOR-i po monitoron situatën dhe fton gjithë popullsinë të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike ‘Sadejstvo 2108’, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.