KGJ ‘Fushë Kosova’ pjesëmarrës në kampin stërvitor në Kroaci
Klubi i Gjimnastikës “Fushë Kosova” është duke marrë pjesë në kampin stërvitor në Varazhdin të Kroacisë.
KGJ “Fushë Kosova” në këtë kamp është duke marrë pjesë me nëntë garues: Xhevrije Fetahu, Elena Mangjolli, Drinesa Qerimi, Vlera Gerguri, Jara Hasolli, Adea Shala, Olta Breznica, Djellona Azemi, Tibian Jusufi si dhe trajnerët Sherife Aliqkaj-Qerimi, Besnik Latifi dhe Dr. Blerina Mema, raporton “Epoka e re”.
Pjesëmarrjen në këtë kamp e ka mundësuar Komuna e Fushë Kosovës me kryetarin Burim Berisha dhe drejtorin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Fatlum Berisha. Gjithashtu mbarëvajtjen e këtij kampi klubit “Fushë Kosova” ua mundësoi edhe Federata e Gjimnastikës së Kosovës në krye me kryetarin Besim Halilaj dhe sekretarin Amir Tahiraga.
Testimet për Covid-19 ekipi i Gjimnastikës i kreu në “Biohit Laboratory”.