KGJK emëron katër anëtarë në PZAP nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së Apelit
12 shtator 2024
| 10:40
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e 332-të me radhë, ka emëruar katër anëtarë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.
Sipas rekomandimeve të Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të PZAP, me shumicë votash, zgjodhën: Hidajete Gashi Alaj, Skender Çoçaj, Bujar Muzaqi dhe Kujtim Pasuli, mandati i të cilëve është katër vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.