KGjK-ja i kërkon Avokatit të Popullit ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Pagat
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) të mërkurën ka dorëzuar kërkesën tek Instituti i Avokatit të Popullit që ta dërgojë ë Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat.
KGJK-ja ka vlerësuar se ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, opinionin e Këshillit konsultativ të gjyqtarëve evropianë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19.
“Prandaj, Këshilli kërkoi nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmarrë veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, është thënë në njoftimin e KGjK-së.
Ligji për Pagat është miratuar në fund të vitit të shkuar. Vlera e koeficientit prej 105 eurosh është caktuar në javën e dytë të shkurtit me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për buxhetin e shtetit.