KGjK-ja i kthen përgjigje KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KQZ) i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.
Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në mbledhjen e këtij komisioni, e cila është duke u mbajtur në këto momente.
“Ju informoj se verifikimi i kandidatëve është bërë sipas data bazës qendrore e evidencës penale pranë sekretariatit të KQZ-së. Në këtë databazë regjistrohen të gjitha sanksionet penale të shqiptuara me aktgjykim të prerë”.
“Ne kemi konfirmim nga gjykatat e vendit, dhe kemi marrë konfirmim për saktësinë e dhënave dhe faktin se të cilat dënimet e plotfuqishme janë të proceduara në sistem”, ka thënë Daka.
Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim sot i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe Albin Kurtin.
Anëtarët e KQZ-së kanë kërkuar dokumente shtesë për rekomandimin e Zyrës për Certifikim.