KGjK-ja i kundërpërgjigjet Kurtit për emrin e gjyqtarit që e liroi Pantiqin

28 dhjetor 2022 | 15:15

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shprehur shqetësim pas fjalëve të kryeministrit Albin Kurti,  i cili ka thënë se është kureshtar të dijë emrin e gjyqtarit dhe emrin e prokurorit që morën vendim për ish-policin Dejan Pantiq, të akuzuar për terrorizëm.

KGjK-ja ka thënë se gjyqtarët duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa “tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tillë i dënojmë fuqishëm”:

“Sa i përket pyetjes së kryeministrit Kurti për emrin e gjyqtarit që ka vendosur në lidhje me këtë rast, Këshilli Gjyqësor publikisht e informon kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marr këtë vendim quhet gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”, është thënë në reagimin e KGjK-së.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, e ka konsideruar “akt tradhtie” lirimin e Pantiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit për…