KGjK-ja mbështet Rrjetin e Grave të Kosovës
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK, Nehat Idrizi, ka pritur të premten në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) në krye me drejtoreshën ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova.
RrGK-ja ka për mision dhe ka vizion për një shoqëri të shëndoshë dhe pa dhunë, i cili rrjet vazhdimisht punon për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin gjinor.
Kryesuesi Idrizi u shpreh i gatshëm të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me RrGK-në në mbledhjen e të dhënave lidhur me rastet e dhunës në familje, ngacmimit seksual dhe të diskriminimit gjinor në punë, pasi që KGjK-ja ofron shërbime gjyqësore të paanshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, njëkohësisht punon edhe në ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve për mbrojtjen e personave që kanë përjetuar dhunë dhe diskriminim në baza gjinore.
/Epoka e re/