KGjK-ja për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë: Ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë

05 shtator 2022 | 12:19

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka mbajtur konferencë për media ku ka reaguar ndaj konferencës për media të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deklaratave të saj.

Në këtë konferencë është thënë se Këshilli Gjyqësor asnjëherë nuk do të lejojë asnjë institucion të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal.

Gjatë konferencës është folur edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona, ku është thënë se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.

“Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike, që ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhen në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë, por kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimin të këtij personi?”, ka thënë kryetari i KGjK-së, Albert Zogaj.

Ndërsa teksa po flitej për këtë rast, përfaqësues të organizatave e kanë ndërprerë këtë konferencës me fishëllima të bilbilave, si shenjë protestë që sipas tyre edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SC Gjilani e ka filluar në mënyrën më të mirë…