KH Besa shijon fitoren e parë

24 shtator 2024 | 10:33

KH Besa Famgas e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në hendboll. Besa fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 37:30.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të kampionatit të Kosovës. Në xhiron e parë, Besa humbi derbin me Rahovecin, kurse Prishtina kishte fituar ndaj Llapit. Prishtina nisi mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi prej 6:2. Mbajti epërsi për kohë të gjatë.

Besa ia doli të barazojë në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Lojë e barabartë u zhvillua deri në minutën e 40-të e më pas nisi shkëputja e skuadrës pejane. Besa vetëm në minutat e fundit bëri shkëputje më të madhe në rezultat.

Jon Vokshi i realizoi 10 gola për Besën, kurse shtatë i kishte Vladimir Stankoviq. Te Prishtina u dallua Albi Gjuka me 14 gola. Gjashtë i kishte Oltion Beshiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga Beogradi? Këtë…