
KH Prishtina konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane
Skuadra e Prishtinës në hendboll për meshkuj ka konfirmuar se këtë edicion do të jenë pjesë e garave evropiane. Nënkampioni i Kosovës do të marrin pjesë në EHF European Cup.
“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se klubi ynë, KH Prishtina edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e garës EHF European Cup. Kundërshtari i Prishtinës do të kuptohet në muajt në vazhdim. Pjesëmarrja në garat evropiane vjen si rezultat i punës së palodhshme të kryetarit Kolgeci, drejtorit Cela, dhe angazhimit maksimal të të gjithë stafit teknik dhe lojtarëve në sezonin tanimë të përfunduar 2019/2020. Tani, më shumë se kurrë klubi jonë shpreson se do ta ndihmojnë sponsorët, individët e ndryshëm e mbi të gjitha Komuna e Prishtinës, për garat evropiane”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.