KH Prishtina ndan rrugët me trajnerin Kabashi

17 qershor 2021 | 13:51

Taip Kabashi nuk do të jetë më trajner i KH Prishtina. Skuadra kryeqytetase ka njoftuar se rrugët me trajnerin Kabashi janë ndarë me pajtim të dyanshëm, derisa e kanë falënderuar për kontributin e madh që ka dhënë në tri vitet e fundit.

“Kryetari Kolgeci dhe Taip Kabashi janë dakorduar që ta përfundojnë bashkëpunimin disa vjeçar, shumë të suksesshëm. Trajnerin Kabashi, kryesia e klubit, lojtarët, tifozët dhe e gjithë Prishtina e falënderojnë shumë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë tri viteve të fundit si pjesë e Prishtinës. Vlen të theksohet se gjatë këtyre 3 viteve, KH Prishtina ka dominuar në konkurrencën e juniorëve dhe kadetëve, si dhe ka arritur të jetë nënkampion dhe finalist i kupës me ekipin e parë. Fokusi i Prishtinës do të jetë 100% në gjeneratat e reja dhe lojtarët vendor! Taiqe, faleminderit për gjithçka dhe të dëshirojmë suksese!”, thuhet në njoftimin e KH Prishtina.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden u kthye në Uashington, pas përmbylljes…