![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/agon-bajcinvci.jpeg)
KH Prishtina vazhdon bashkëpunimin me dy lojtarë
21 qershor 2022
| 14:07
Klubi i hendbollit Prishtina vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Prishtina së fundi ka vazhduar bashkëpunimin me qendrën Vlerson Zherka dhe alon Agon Bajqinovci.
Zherka e Bajqinovci vlerësohen prej më të mirëve në vend në pozitat e tyre dhe pritet të jenë të rëndësishëm te Prishtina në edicionin e ardhshëm garues.