KH “Shqiponja”, anëtare e barabartë në WFCH
13 maj 2018
| 16:36
KH “Shqiponja” është anëtare e barabartë e WFCH (Women Forum Club Handball).
Ky vendim është marr në Asamblenë Gjeneralë të WFCH që është mbajtur në Budapest të Hungarisë. Punimet e Asamblesë Gjenerale i përshëndeti edhe zëvendëspresidenti i EHF-së, Boskoviq dhe sekretari gjeneral, Hausleitner.
KH “Shqiponja” u përfaqësua nga drejtori i saj, Prof. dr Artan Nimani dhe menaxheri për marrëdhënie me jashtë, Denis Spahija, i cili një njëherit edhe u zgjedh pjesë e forumeve të drejtësisë në WFCH.
Asambleja rizgjodhi për president, Zsolt Akos Janey nga Hungaria, dy nënpresidentë Dija Ivanoviq nga Sllovenia dhe Thomas Hyle nga Danimarka, komitetin ekzekutive nga 11 anëtar dhe gjermanin, Gerd Butzeck si drejtor menaxhues.