Khaby Lame, pa e çelur gojën, bëhet më i ndjekuri në TikTok
24 qershor 2022
| 14:20
Khaby Lame është bërë personaliteti më i ndjekur në plaftormën TikTok duke mbledhur 142.7 milionë ndjekës.
22-vjeçari e kaloi valltaren amerikane Charli D’Amelio, e cila numëron rreth 400 mijë ndjekës më pak.
Lame, i cili ka lindur në Senegal, por jeton në Itali, fillimisht u bë i famshëm duke reaguar me përçmim ndaj truqeve të panevojshme që njerëzit i publikonin në internet.
Motrat D’Amelio kishin qenë fjala e parë e kësaj platforme, mirëpo komiku nga Italia tashmë ka dalë në krye.