KHAIA do t’i nis hetimet për vdekjen e vajzës 16-vjeçare si pasojë e goditjes nga treni
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Mirsim Beqiri, i cili mbikëqyrë Organin për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore, ka reaguar pas humbjes se jetës të një vajze 16-vjeçare si pasojë e goditjes nga një tren në Komunën e Klinës.
Beqiri ka bërë me dije se ky komision do të nis hetimet për këtë rast dhe do të gjejë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Me këtë rast, Beqiri i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e vajzës së tyre.
“Organi për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore në kuadër të Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) me të marrë informacionin se një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në Komunën e Klinës ka dalë në vendin e ngjarjes. KHAIA do të hapë hetime për këtë rast dhe do të gjejë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë dhe që pastaj do të dalë me rekomandime të nevojshme për një sistem me të sigurt hekurudhore. Në emrin tim si kryesues i KHAIA-së dhe stafit, i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e vajzës së tyre”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/