KHAIA prezantohet në buletinin e Aviacionit Civil të Sigaporit
Buletini i Aviacionit Civil të Sigaporit në numrin jubilar të festimit të 60-vjetorit të Akademisë së Aviacionit i ka dhënë hapësirë për të promovuar punën e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) të Republikës së Kosovës, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë.
“Buletini i Aviacionit Civil të Sigaporit në numrin jubilar të festimit të 60 vjetorit të Akademisë së Aviacionit përzgjedh dhe jep hapësirë për KHAIA-Kosovë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryesuesi i KHAIA-s, Mirsim Beqiri.
Buletini i Aviacionit Civil të Sigaporit ka pasqyruar një intervistë të kryesuesit Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Mirsim Beqiri, në të cilën prezantohet aktiviteti i këtij institucioni.
Beqiri në këtë intervistë ka folur për përgjegjësit që ka KHAIA sa i përket hetimeve të aksidenteve dhe incidenteve aeronautike, koordinimin e punëve me institucionet përgjegjëse të Kosovës në këtë drejtim, bashkëpunimi me vendet e rajonit në këtë fushë, dhe për prezencën e KHAIA-s në konferencat ndërkombëtare.
http://www.saa.com.sg/saaWeb2011/export/sites/saa/en/SAAReview/SAA_Review_APR18.pdf
/Epoka e re/