Khalid: Shpirti i bashkuar na mundësoi finalen
19 prill 2018
| 10:52
Basit Abdul Khalid ishte vendimtar për Prishtinën,pasi me golin e shënuar ndaj Vushtrrisë arriti t’i siguroi kualifikimin në finale të Kupës së Kosovës në futboll.
“Falënderoj Zotin. Falënderoj bashkëlojtarët për shpirtin e bashkuar, gjë që na mundësoi finalen. Puna ekipore po i jep frytet e saj. Finalja me Vëllaznimin do të jetë e vështirë, por vetëm të bashkuar mund të fitojmë trofeun”, ka thënë Basit Abdul Khalid për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas. Prishtina në finale do të luajë ndaj Vëllanzimit të Gjakovës.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)