Khalidi ndahet me Prishtinën, shkon te Teuta
21 gusht 2019
| 15:01
FC Prishtina ka njoftuar se Basid Abdul Khalid është larguar edhe zyrtarisht nga klubi pas plotë tre vjetësh. Sulmuezi nga Gana karrierën do ta vazhdon në futbollin shqiptar, përkatësisht në skuadrën e Teutës.
“Sulmuesi 23-vjeçar i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vite me fanellën e Prishtinës me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, ndahet me Prishtinën dhe tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit”, thuhet në njoftimin e klubit më të madh në Kosovë.
FC Prishtina e falënderoi Khalidin për mundin e dhënë për klubin dhe i ka uruar sukses në vazhdim të karrierës.
/Epoka e re/