Khani mendon për pensionim, shkak koronavirusi
03 prill 2020
| 14:30
Amir Khan ka pranuar se po mendon seriozisht të tërhiqet nga boksi pasi ka filluar të përshtatet jetës së qëndruar i mbyllur shkaku i pandemisë.
Ish-kampioni i botës ka këmbëngulur gjithmonë se duhet të vazhdojë karrierën në boks, por tani është ndalur duke e pyetur veten nëse duhet t’i varë dorezat. 33-vjeçari nuk ka hipur në ring që nga korriku i vitit të kaluar.
“A do të ndeshem përsëri? Unë nuk e di, jam me dy mendje. A duhet të ndeshem”, ka thënë Khan.
“Financiarisht, kam bërë mirë për veten time. A duhet të bëjë një luftë më shumë që të mund të shkatërrojë tërë trashëgiminë time? Nuk e di përgjigjen”. “Unë jam kundër vetes sime. Po debatoj me veten time a duhet të vazhdojë apo të ndalem një ditë”.