Kharchenko: Rusia nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën

09 maj 2022 | 08:58

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alekxander Botsan-Kharchenko, ka thënë se “nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse ndaj çështjes së Kosovës”.

“Ne nuk e njohim Kosovën dhe mbështesim në mënyrë më aktive Beogradin në forumet ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimin e pretenduar në pozicionin e Rusisë u shpik me qëllim të prishjes së marrëdhënieve Moskë-Beograd dhe dhe që Serbia t’i përmbahet masave anti-ruse”, tha i dërguari i Moskës në Beograd, transmeton Klankosova.tv.

Kharchenko mes tjerash ka deklaruar se presioni ndaj Serbisë rreth çështjes së Rusisë është i pabesueshëm, raporton B92.

Siç tha ai bëhet fjalë, për “presione brutale, konkretisht për kthimin e duarve dhe përpjekje për të mbytur vendin dhe vullnetin e tij, duke shpërfillur plotësisht interesat e tij”.

“Ne e kuptojmë shumë presionin e jashtëzakonshëm të Perëndimit ndaj Beogradit dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia. Dhe, natyrisht, ne e vlerësojmë shumë linjën parimore që mban në mosnjohjen dhe mospranimin e sanksioneve antiruse”, diplomati rus, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur…