Khelif nis betejën ligjore: Padi për ngacmim kibernetik
Pas medaljes së artë, Khelif nis betejën ligjore: Padi për ngacmim kibernetik
Dhe në fund polemika më e nxehtë e Olimpiadës së Parisit përfundon në gjykatë. Boksierja algjeriane, fituese e medaljes së artë në Lojërat Paris 2024, Imane Khelif, ka paraqitur një padi në Paris për ngacmim të rëndë kibernetik, duke pretenduar se ka qenë viktimë e polemikave, të përforcuara në internet, për çështje që lidhen me gjininë e saj. Këtë e ka bërë të ditur avokati i Khelif, Nabil Boudi.
“Sapo ka marrë medaljen e artë, boksieria ka vendosur të nisë një betejë të re – shkruan avokati në një deklaratë – atë të drejtësisë, dinjitetit dhe nderit”.
Avokati shton se “paraqiti sot një kallëzim për ngacmim të rëndë kibernetik pranë prokurorit të ngarkuar për luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet në prokurorinë e Parisit”.