KHF Ferizaj luan në Izrael

18 korrik 2023 | 14:03

KHF Ferizaj do të udhëtojë në Izrael për ndeshjen në Kupën Evropiane.

Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që skuadra kosovare e hendbollisteve të takohet me Maccabi Arazim Ramat Gan.

Ferizaj starton prej raundit të dytë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale. Ndeshja e parë luhet në Izrael, ndërsa e kthimit në Ferizaj. Ndeshjet e para luhen më 23/24 shtator, ndërsa të kthimit më 30 shtator e 1 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, ka mësuar të…