KHF Ferizaj mëson kundërshtarin në garat evropiane
20 tetor 2020
| 11:37
Kampionia e Kosovës në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Shorti i tërhequr në Vjenë ka caktuar që Ferizaj në raundin e tretë të përballet me skuadrën turke, Muratpasa Belediyesi. Ndeshja e parë duhet të luhet në Turqi kurse e kthimit në Ferizaj.
Është hera e parë që Ferizaj do të garojë në arenën evropiane. Ndeshjet e Ferizajt me skuadrën turke Muratpasa do të luhen më 14/15 nëntor dhe një javë më vonë.