
Khloe Kardashian humb peshë nga mërzia shkak kriza në dashuri
12 janar 2022
| 11:37
Khloe Kardashian u pa në Los Angeles të martën me një ndryshim drastik në dukje. E njohur për linjat e saj bombastike, Khloe brenda pak javësh ka humbur aq shumë në peshë.
Krejt kjo për shkak të skandalit që u publikua pak javë më parë nga i dashuri i saj, Tristan Thompson.
Basketbollisti i njohur kishte pranuar publikisht se ishte bërë baba në një lidhje të fshehtë me trajneren e fitnesit, Maralee Nichols.
37 vjeçarja është parë në Los Anxhelos me vajzën e saj, True.
Xhinset e saj tregonin se të pasmet e saj ishin zvogëluar dukshëm, ndërsa këmbët e saj ishin tharë brenda pak ditësh.
Tristan i kishte kërkuar falje publike Khloes duke thënë se ajo nuk e ka merituar poshtërimin që i ka bërë.