Khloe Kardashian nuk e lënë të marrë frymë, ish-burri i motrës interesohet për të?

14 mars 2019 | 17:47

Scott Disick duket se nuk është duke i kushtuar më vëmendje të dashurës së tij 20-vjeçare, Sofia Richie. Sytë e tij janë përqendruar tek Khloe Kardashian.

Miqësia e tij me motrën e ish-gruas duket se po merr një tjetër emër. Ai mund të jetë në lidhje me Sofian, por kjo nuk e ka ndaluar që ta quajë Khloen “Fiksimi i ditës së mërkurë”.

Ndër të gjitha imazhet që mund të zgjidhte, ai ka preferuar fotografinë e Khloe me një veshje transparente ku duket shumë seksi.

Pasi e ka publikuar një foto të saj në llogarinë e vet në “Instagram”, ka shkruar: “Kam pritur gjithë javën për ta publikuar këtë”.

Fansat e kanë kritikuar duke e konsideruar si tradhti ndaj ish-gruas, por ai dhe Khloe janë miq të mirë. Mund të konsiderohet edhe si një thumbim për Tristan që të kuptojë se çfarë ka lënë pas.

Dihet se Scott është një djalë flirtues dhe tepër seksi, i cili ndonëse është ndarë nga Kourtney, vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me familjen Kardashian. Të dy janë prindër të tre fëmijëve dhe tani gëzojnë komunikim shumë të mirë.

Ndërkohë Khloe vazhdon të jetë një mami beqare pasi Tristan e ka tradhtuar me Jordyn Woods.

https://www.instagram.com/p/Bu-NmnygQVG/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 19 mars, në orën 13:30, në ambientet e Universitetit…