Khloe Kardashiani thotë se Tristan Thompsoni është një baba i mirë
18 mars 2019
| 16:57
Khloe Kardashiani iu ka përgjigjur disa komentet që pretendojnë se Tristan Thompsoni nuk është i interesuar për të vajzën e tyre True, e cila edhe pak mbush një vit.
Khloe është ndarë me Tristanin, pasi është thënë se ai e ka tradhtuar me miken më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.
“Ai është një baba i mirë për të. True kurrë nuk do të vendoset në mes të tij dhe meje”, ka thënë Khloe, pasi një komentues i ka thënë asaj: “e dashur, vazhdo rrite vajzën tënde në mënyrën më të mirë që di. Gjithçka që ajo ka nevojë është nëna e saj”.