
Khloe ndahet nga i dashuri, e tradhtoi përsëri
21 shkurt 2019
| 12:05
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë, raporton “TMZ”.
Ky lajm është ende i pakonfirmuar pasi nuk ka asnjë detaj dhënë nga Tristan ose Khloe, por “TMZ” raporton se ai e tradhtoi përsëri.
Me sa duket, në natën e së dielës ai u pa duke u puthur me shoqen e ngushtë të Kylie Jennerit, Jordyn Woods.
Tristan ishte në qytet për ta kaluar Ditën e Shën Valentinit me Khloe, por mori pjesë në një ndejë vetëm pak net më vonë kur thuhet se edhe u puth me Jordyn.