Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci përfundojnë garat në ‘Vuokatti 2022’

23 mars 2022 | 11:43

Dy skitaret e Kosovës, Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci, kanë përfunduar garimin në EYOF “Vuokatti 2022”.

Kryeziu dhe Pupovci garuan sot në disiplinën e sllallomit paralel.

Të dyja u diskualifikuan në lëshimin e dytë. Në lëshimin e parë, Kiana ishte plus 2.80 sekonda prej vendit të parë, ndërsa Arba plus 4.31.

Për të dyja garueset tona, ishte gara e fundit në EYOF “Vuokatti 2022”. Sot prej orës 13:00 me kohën tonë lokale, garon Drin Kokaj në sllallom paralel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në njëvjetorin e qeverisjes ka…