Kiana Kryeziu e 48-ta në disiplinën e sllallomit

22 mars 2022 | 16:27

Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka zënë vendin e 48-të në disiplinën e sllallomit në EYOF Vuokatti 2022.

Kiana përfundoi me kohë 1 minutë e 46.56 sekonda, pas dy lëshimeve, +17.82 sekonda prapa vendit të parë.

Garuesja e Kosovës la pas vetes nëntë garuese, kurse 13 të tjera nuk e përfunduan shtegun në lëshimin e parë ose të dytë.

Në mesin e atyre që dolën nga shtegu në lëshimin e parë ishte edhe Arba Pupovci. Skitarët nesër do të garojnë në kualifikime të sllallomit paralel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Milanit, Franck Kessie ka përfunduar tashmë testet mjekësore…