Kiana Kryeziu, e 49-ta në ‘Pekini 2022’: Niveli i garës ishte më i larti që ekziston
07 shkurt 2022
| 17:09
Skitarja Kiana Kryeziu hyri në historinë e sportit të Kosovës si vajza e parë që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Skitarja 17-vjeçare debutoi të hënën në disiplinën e sllallomit të madh në LOD Pekini 2022. Ajo zuri vendin e 49 nga 82 garuese në total. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda, raporton “Epoka e re”.
“Niveli i garës ishte më i larti që ekziston. Vetëm fakti që kam qenë në garë me idhujt e mi dhe garueset më të mira të botës e ka bërë këtë garë edhe më të mirë sesa që ishte. Ishte garë shumë e fortë dhe e vështirë, shumë sfiduese. Terreni ka qenë sfidues. Jam shumë e kënaqur që kam arritur ta jap maksimumin”, ka thënë Kryeziu.