Kiana Kryeziu edhe zyrtarisht përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

14 janar 2022 | 16:06

Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore do ta përfaqësojnë skitarja Kiana Kryeziu,e cila bëhet sportistja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në këto lojëra.

Kiana e ka fituar normën olimpike për “Beijing 2022”, kurse normën e ka siguruar edhe Albin Tahiri.

“Krenarë pa fund. Skitarja Kiana Kryeziu bëhet sportistja e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore. Ajo ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022. Së bashku me Kianën, në Lojërat Olimpike Dimërore 2022, Kosova do të përfaqësohet edhe me skijatori Albin Tahiri, i cili ka siguruar normën olimpike në gara të mëhershme. Shumë urime Kianës, Albinit dhe gjithë komunitetit të skitarisë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 16-të në Art Motion Superligën e Kosovës në…