Kiana Kryeziu hyri në histori të sportit, si vajza e parë që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore

07 shkurt 2022 | 13:13

Kiana Kryeziu është bërë vajza e parë nga Kosova që përfaqësoi vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Skitarja 17-vjeçare debutoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në LOD Pekini 2022.

Ajo zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në total. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda. Pavarësisht rezultatit, vetë kualifikimi në LOD Pekini 2022 është arritje e madhe për Kianën, e cila ka të ardhme të ndritur.

KOK-u përgëzon paraqitjen e Kianës dhe arritjen e saj deri në LOD, derisa i dëshiron fat dhe suksese në karrierën e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike përmes operatorëve…