Kiara dhe Luizi më të dashuruar se kurrë/ Ndajnë me publikun momente intime…
Ndërkohë që të dy janë tepër të angazhuar me projektet përkatëse, duket se dyshja e njohur ka gjetur kohën të pushojë përkrah njëri-tjetrit
Kiara dhe Luizi vazhdojnë të jenë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe sigurisht që çdo postim i tyre në rrjetet sociale krijon zhurmë në shtypin rozë.
Ndërkohë që të dy janë tepër të angazhuar me projektet përkatëse, duket se dyshja e njohur ka gjetur kohën të pushojë përkrah njëri-tjetrit dhe këtë moment kanë preferuar ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Ka qënë Luizi ai që ka hedhur në InstaStory, një fotografi teksa gjendet në krahët e Kiarës, teksa po pushojnë në divan.
E veshur me pizhama rozë, Kiara shihet të ketë gjetur qetësinë në krahët e Luizit, duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë.
Ky postim është bërë ende më i bukur, falë këngës që Luizi ka zgjedhur ta shoqërojë dhe bëhet fjalë për “Grande Amore”, duke nënkuptuar kështu se i referohet Kiarës si dashuria e tij më e madhe, që për hir të së vërtetës mund të themi që artisti e ka treguar vazhdimisht.
Theksojmë që së fundmi, Luizi është tepër i ngarkuar me turneun e filmit “Në kuadër të Dashurisë”, i cili para dy ditësh kishte premierën në Shkodër, ku iu bë një pritje madhështore. Ndërsa ditën e sotme, filmi do të shfaqet në disa kinema në Kosovë.
Sa i përket Kiarës, ajo është tepër e ngarkuar me programin e saj më të ri, “DWTS Fun Club”, i cili javën e kaluar ka shkaktuar një zhurmë të madhe për shkak të një deklarate të moderatores, duke ngritur dyshimet që mund të jetë në pritje të ëmbël.