Kiara poston foto me Luizin nga premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”: Krenare me ty

10 tetor 2023 | 15:14

Çifti i njohur, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli morën vëmendje në premierën e mbrëmshme (e hënë) të filmit “Në kuadër të dashurisë”, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Dyshja shkëlqyen me veshjet elegante, teksa dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ndërsa parakaluan në tapetin e kuq që mirëpriti yjet e filmit dhe emra të tjetër të njohur që morën pjesë, Kiara dhe Luizi u panë të buzëqeshur duke ndaluar për t’u fotografuar me fansat e tyre.

Teksa, ditën e sotme (e martë), moderatorja ka ndarë foto nga premiera duke bërë edhe një dedikim për partnerin e saj, që është protagonist në filmin e ri.

“Filmi ishte perfekt, krenare me ty”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotografive, që u vërshua nga komentet dhe pëlqimet e admiruesve të tyre.

Theksojmë që Luizi luan rolin kryesor në film përkrah aktores Olta Gixhari, pjesë e kastit janë partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, Dea Michel, Luan Jaha, Ylber Bardhi e shumë të tjerë.

Kiara ndërkohë gjithashtu ka nisur një projekt të ri televiziv, nga e diela që lamë pas ajo do të udhëheq emisionin “DTWS Fan Club”, që vjen në kuadër të spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars Albania”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovës i janë shterur të gjitha mundësitë për ta sfiduar…