Kica-Xhelili: Bashkëpunimi me Kurtin do të thoshte shkëputje të integritetit njerëzor nga politika

08 prill 2025 | 21:55

Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i bie që “ne e shkëpusim integritetin njerëzor plotësisht nga politika”.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Kica-Xhelili tha se pas gjithë atyre ofendimeve që Kurti ia ka bërë LDK-së, nuk është pritur qëndrim ndryshe.

“Nëse ti i quan tradhtarë, të afërt me Serbinë, me interesa të dyshimta, nëse ti i quan zuzarë, më falni në shprehje, megjithëse është diçka që ai e ka thënë realisht, nëse ti bën simbolika të vrasjes së mizave, ku supozohet që ne jemi miza, nëse ti del dhe na quan hajvanat, nëse del e iu thua njerëzve ‘ju që i votoni partitë tjera nuk i doni fëmijët tuaj’, ai u ka thënë votuesve të LDK-së dhe anëtarësisë së LDK-së, që besimi juaj është tradhtar për Kosovën, dhe është e pamundur që dikush të presë qëndrim tjetër nga ne sot. Është e pamundur sepse kjo i bie që ne e shkëpusim integritetin njerëzor plotësisht nga politika, e atëherë bëhemi monstrumë”, theksoi nënkryetarja e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar refuzimin e…