
Kica-Xhelili: Dehari s’ka të drejtë t’i ftojë për konsultime përfaqësuesit e partive
17 prill 2025
| 13:13
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, s’ka të drejtë që të ftojë akterët për konsultime politike.
Ajo tha ose Dehari duhet të kërkojë formimin e sërishëm të Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuorumit, ose të rivendosë në votim raportin e komisionit.
“LDK do të jenë në takim nuk e ka mandatin që të ftojë partitë politike në konsultime në këtë fazë”, ka thënë ajo, duke shtuar se partia nuk ka hequr dorë nga kërkesa që anëtarët e Qeverisë të japin dorëheqje para se të bëjnë betmin si deputetë.