Kica-Xhelili e prerë me qëndrimin e LDK-së: Kemi muri përballë LV-së, është parim që nuk hyjmë në koalicion me ta

08 prill 2025 | 13:42

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se vazhdon të jetë qëndrimi i LDK-së për të mos hyrë në koalicion me Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qëndrimet e LDK-së të dhëna para zgjedhjeve, kanë qenë ofertë publike e LDK-së për cilindo qytetar të Kosovës që zgjedh të votojë për LDK-në. Nëse një parti politike e ka shfaqur sheshit një hendek të madh me LV-në, hendek që u shndërruar në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, jo vetëm për diskursin, por për mënyrën se si ka qeverisur me Kosovën. Vlerësoj, megjithëse, e kemi përsëritur qëndrimin e LDK-së, po vërejmë ndryshime të qëndrimeve, nga fjalët e thëna para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, kjo nuk qëndron për LDK-në”.

“Kur kemi thënë se nuk hyjmë në koalicion me LV-në, nuk kemi vendosur kushtëzime. Ky qëndrim është parim i yni. Ky qëndrim nuk ka qenë i kushtëzuar, por kristal i qartë. LDK-ja nuk ka takim sot, duhet të kemi takim sot. Çfarëdo ftese e përveçme nuk është në suaza të takimeve normale, nuk e di pse po flitet për një takim formal”, ka thënë Kica-Xhelili pas takimit të përfaqësuesve të partive politik me kryetarin aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka refuzuar të flasë për…