
Kica-Xhelili fajëson LV-në për bllokim e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit
25 prill 2025
| 11:35
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të flasë për mediet pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Megjithatë, ai shkurtimisht ka thënë se nga LDK-ja nuk ka asgjë të re për sa i përket qëndrimit të tyre.
E deputetja e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.