Kica-Xhelili: Faturat e rrymës që po m’i dërgojnë qytetarët janë përtej normalitetit
22 dhjetor 2023
| 19:15
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se faturat e rrymës që po ia dërgojnë qytetarët, janë përtej normalitetit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, deputetja edhe ka ironizuar, duke thënë se “sipas Qeverisë, edhe për këtë ka faj LDK-ja dhe Gjykata Kushtetuese”.
Postimi i plotë:
Faturat TRE SHIFRORE të rrymës që po m’i dërgojnë qytetarët janë PËRTEJ çdo normaliteti.
Mesiguri, sipas Qeverisë, dhe për këtë ka faj LDK dhe Gjykata Kushtetuese.