
Kica-Xhelili i kundërpërgjigjet Çekut të LV-së: Bëjeni qeverinë, a jeni fitues?
12 mars 2025
| 14:16
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili sot e ka kritikuar Lumir Abdixhikun.
Ajo ka bërë me dije se qëndrimi i LDK-së për koalicionet është i qartë për ata që duan të kuptojnë.
Kica-Xhelili ka shkruar në “Facebook” se LDK-ja me vullnet të mirë qëndron në opozitë.
“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë ‘sport i rëndë’ për ta? Ju kemi thënë e po ua themi prapë: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!”, ka shkruar ajo.