
Kica-Xhelili kritikon kandidaturën e Haxhiut për kryekuvendare: “Rrugëtimi i saj është ndërtuar mbi ofendime”
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Doarsa Kica-Xhelili në emisionin “Debat Plus” ka thënë se rrugëtimi politik i Albulena Haxhiut, e nominuar për kryekuvendare nga Lëvizja Vetëvendosje, është rrugëtim i ndërtuar mbi ofendime dhe jo mbi vlerësime politike e ligjore.
“Rrugëtimi politik i Albulena Haxhiut është ndërtuar mbi ofendime, e jo mbi vlerësime politike e ligjore”.
“Unë nuk kam si ta quaj përveç hipokrizi performative. U flet veç militantëve të vet, asgjë të vërtetë nuk ka çka flet.”
Ajo tutje ka thënë se Kryetari i Kuvendit nuk e përfaqëson partinë politike, ai e përfaqëson Kuvendin, por vetëm si e drejtë i përket partisë më të madhe.
“Dallimi i Kryetarit të Kuvendit me nënkryetarët është pikërisht ky, sepse ai përfaqëson Kuvendin, e ata tjerët janë veç emërime politike”, ka thënë Kica-Xhelili.