
Kica-Xhelili: Kurti ka përçarë shqiptarët për katër vite, nuk mund t’i bashkojë as për paqe e as për krizë
07 prill 2025
| 21:27
Njëra nga deputetet më të votuara të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, siç duket i është përgjigjur ftesës që Kurti ia bëri Kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë kësaj të hëne.
Kica-Xhelili ka shkruar se Kurti i ka përçarë shqiptarët për katër vjet mandate dhe se ai që i ka përçarë nuk mund t’i bashkojë as për krizë e as për paqe.
Postimi i saj i plotë:
Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.
VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm.
Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh.