Kica-Xhelili: LV-ja mungoi sërish, dështon themelimi i Komisionit për rezervat shtetërore
04 tetor 2023
| 15:50
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se për herë të dytë ka dështuar themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore.
Sipas saj, kjo sërish ka ndodhur pas mungesës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dështon për herë të dytë sot themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore. LV-ja mungoi sërish. Përsëris: nuk heqim dorë!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.