Kica-Xhelili: LV-ja po e bojkoton Komisionin hetimor për rezervat, pse-në tashmë e dini
10 tetor 2023
| 13:17
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore nuk është konstituuar për herën e tretë.
Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke e bojkotuar këtë komision.
“Hera e tretë sot që dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për skandalet e rezervave shtetërore. LV-ja po e bojkoton këtë komision. PSE-në tashmë e dini”, ka shkruar ajo në “Facebook”.