Kica-Xhelili, LV-së për rezervat shtetërore: Nuk mund të na ndalni në zbardhjen e rastit, kot e keni
05 mars 2024
| 16:13
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se bojkoti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Hetimor për rezervat shtetërore është duke vazhduar.
Ajo ka thënë se është muaji i pestë i punës se këtij komisioni.
“Është muaji i 5-të i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore (vaj&miell), i mandatit 6-mujor. Bojkoti i LV-së vazhdon. Kësaj radhe i kamufluar në kërkesa procedurale. Nuk mund të na ndalni në zbardhje të këtij rasti. Kot e keni!”, ka shkruar Kica-Xhelili në “Facebook”.